3 luftëtarët e Dragonit

Albulena , Petriti dhe Shpendi janë shumë të fuqishëm . Aq të fuqishëm sa mendohej se askush nuk mund ti mposht ata. Pjesën më të madhe të kohës që të 3 e kalonin duke ushtruar arte marciale. Në ushtrimet e tyre dukej qartë shpirti i tyre luftarak.

Gjatë kohës kur Petriti , Albulena dhe Shpendi po ushtronin vëllau i Albulenes që ishte Arlindi vetëm po mësonte. Njësoj sikurse 3 luftëtarët që ishin të parët për luftime edhe Arlindi ishte i pari në  mësime dhe në punët me kompjuter. Kjo dëshmonte  se ai nuk kishte aspak interes për artet marciale.

Një ditë derisa të tre luftëtarët e furishëm po ushtronin vërejtën një person jashtë shtëpisë që po i shikonte me shumë kurreshtje. Ata u munduan ta dinin se kush ishte ai por mesa duket ai ishte më i shpejtë dhe u largua , kurse 3 luftëtarët nuk arritën ta zënë atë. Ata e vërejten se diqka nuk po shkonte mirë dhe poashtu arriten ta vërejnë forcën e atij personi  që po i shikonte. Por diçka nuk ishte e qartë, se si dikush aq i fortë të largohet ashtu pa biseduar me 3 të furishmit. Por sidoçoftë 3 të furishmit e vazhduan punën e tyre derisa u lodhën dhe u bë natë. Aty u bashkuan të bisedonin Arlindi, Petriti, Shpendi dhe Albulena.

Arlindi ua bëri një pytje të thjeshtë 3 luftëtarëve . Ajo pytje ishte : Pse ushtroni që të luftoni ju ? Përgjigjia që u morr nga Petriti ishte që ta mbrojmë veten , Shpendi thoshte qe të jemi më të sigurtë, ndërsa Albulena thoshte që ti mbrojmë të tjerët. Ajo mori një shembull duke i thënë Arlindit se nëse je në ndonje rrezik unë do të shpëtoj ty , ndersa nëse unë jam në rrezik ti nuk do të mundësh të më shpëtosh mua apo të më ndihmosh mua.

Kur erdhi koha për të fjetur Petriti dhe Shpendi shkuan në shtëpinë e tyre ndërsa Arlindi e thirri Albulenen që ti tregoj diçka. Ai i tha Albulenes që prita deri sa të shkojnë Petriti dhe Shpendi dhe aty Albulena e kuptoi se ajo që ai do ti tregoi është një fshehtësi. Albulena e luti që të vazhdoi.

Arlindi i tha Albulenes : Më herët the se nëse je në ndonjë rrezik unë nuk mund të të ndihmoi ty. Albulena e pranoi që ka thënë ashtu sepse mendonte se ai nuk ka aftësi luftarake.

Arlindi u përgjigj duke i thënë se nuk është ashtu . Albulena e dëgjon e habitur Arlindin derisa ai ishte duke i treguar asaj historinë mbi jetën e tij e sidomos aftësitë e tij luftarake.

Albulena e dëgjoi me kujdes por mesa duket nuk iu besoi të gjitha fjalëve të tij.

Të nesërmen  para se të filloi ushtrimi i perditshum i 3 luftarëve Arlindi ia bëri me dije Albulenes se në ndonjë rast rreziku unë të premtoj ty se do të ndihmoj pavarsisht që ti mendon të kundërtën. Petriti dhe Shpendi fillojnë të dyshojnë pak te Arlindi kur e panë nga dritarja duke bërë sallto dhe menduan se ai po mban ndonjë sekret. Si gjithmonë 3 të furishmit filluan ushtrimet e tyre përderisa Arlindi punonte në programe kompjuterike.

Pas disa orësh Arlindi doli të vraponte siç bënte gjithmonë ,derisa në atë kohë 3 luftetarët të lodhur ishin ulur të pushojnë. Në atë çast erdhi përsëri ai personi  dhe  i shikonte por kësaj rradhe ndodhi e kundërta me ditën e kaluar.  Ai  nuk iku por pa bërë zë filloj ti sulmon 3 të furishmit. Mesa duket ai ishte shumë i fuqishëm sa që i bëri 3 të furishmit të ndjehën shumë të habitur sepse deri atë ditë askush nuk ishte më i fuqishëm se ata.

Por as 3 të furishmit nuk qëndruan duar thatë dhe filloi një luftim i hatashëm , në njërën anë sulmonte personi i pa njohur dhe në anën tjetër 3 luftëtarët. Lufta po shkonte më mirë në anën e personit të pa njohur ku deri tani nuk ia dinin emrin sepse nuk ishin të informuar për të .Lufta po shkonte në të mirë të tij sepse ai perveç njohurive të tij luftarake kishte edhe fuqi të mbinatyrshme .Goditja e tij ishte shkatërruese.

I panjohuri pasi i shtriu 3 luftëtarët për tokë e morri Albulenen me vete , mesa duket donte shpërblim që ta liroj atë, por ai shkoi pa lënë asnjë shenjë edhe asnjë gjurmë që ta dinë pse e mori Albulenen.

Petriti dhe Shpendi qëndruan pa vetdije dhe të shtrirë në tokë të mposhtur derisa erdhi  Arlindi për të pushuar nga vrapimet që bëri.

Kur Arlindi pa Petritin dhe Shpendin të shtrirë për toke menjëher vrapoi per ta ditur se qka ka ndodhur dhe i zgjoi ata.Shpendi i tregoi Arlindit ngjarjen dhe kjo e mllefosi shumë Arlindin saqë me grushtin e tij goditi ca blloka dhe i theu të gjitha.

Petriti e qetësoi pak Arlindin duke i thënë se kemi shumë gjasa që ta kthejmë atë. Arlindi u tha që shkoni ju të pushoni se jeni lodhur shumë por fillimisht më tregoni si dukej ai ? Petriti dhe Shpendi i traguan se ai kishte një shall të kuq të lidhur në ballë , ishte i gjatë dhe edhe herën e kaluar që e pamë ishte veshur njësoj.

Petriti dhe Shpendi shkuan në shtëpinë e tyre të pushojnë , ndërsa Arlindi i mori informatat që i duheshin dhe hyri në kompjuterin e tij për të kerkuar diqka për atë person. Ai shkoi menjëherë te ata për tiu treguar se qfar ka mësuar për atë person. Atë e thërrasin “ Dragoni i kuq ” dhe jeton jo shum larg shtëpisë së tyre , diku rreth 5 km.

Arlindi ua bëri me dije se ka lajme të mira dhe të këqija. Shpendi insistoi që fillimisht ta tregoi lajmin e mirë. Lajmi i mirë ishte se Dragoni i kuq jeton gjithmon në të njejten shtëpi, shpesh ndeshet me luftëtar të ndryshum dhe pengët që i merr nuk i malltreton 1 jav derisa dikush të vie ta ndesh atë përndryshe i mbyt pengët . Për Petritin dhe Shpendin ishte një lajm shum i mirë. Lajmi i keq që Arlindi u tregoi ishte se Dragonit të kuq nuk i është gjetur asnjë pikë e dobët ,dhe asnjë luftëtar nuk ka mundur ta mposht dhe as policia asgjë nuk ka mundur ti bëj. Pra u tregoi se është në dorën e tyre ta mposhtim dhe përfundojnë këtë histori.

Por si tha Petriti , ti nuk e di se sa i fuqishëm është ai , ne të dy nuk mundim të bëjmë asgjë. Por pritni vazhdoi përsëri Arlindi ka edhe 1 lajm të mirë. Shpendi donte ta dinte cili është ai lajm. Ai iu tha se unë do tiu stërvis si ta fitoni luftën kundër Dragoit të kuq.

Petriti dhe Shpendi kur i dëgjuan këto fjalë filluan të qeshnin duke thënë se si mund ti të na mësosh ne të luftojmë kur e vetmja gjë që di ti është leximi i librave dhe vrapimi në mbrëmje, kurse ne ushtrojmë me orë të tëra gjatë dites.

Jo kjo nuk është e vetmja gjë që unë di u pergjigj Arlindi.  Ai u tregoi fshehtësinë e tij dhe Shpendi dhe Petriti nuk i besuan aspak .

Arlindi e vërejti se askush nuk i besonte prandaj që tiu vertetoj aftësitë e tij luftarake përdori një metodë tjeter , u propozoi për një luftim miqësor Arlindi kundër Shpendit dhe Petritit .Petrti tha se unë vetëm të mposht ty pa ndihmen e Shpendit , por ashtu nuk doli sepse Arlindi mposhti Petritin edhe pastaj edhe Shpendin.

Siç dukej kohen e fundit shumë gjëra të pa pritura dhe të çuditshme po ndodhnin. Njëher 3 luftëtarët mendonin se ishin më të fuqishmit, pastaj Dragoni  kuq i mundi ata dhe tash edhe Arlindi.

Ky gjithsesi ishte një lajm i mirë për Petritin dhe Shpendin që ta kenë më të lehtë mposhtjen e Dragonit të kuq dhe shpëtimin e Albulenes dhe shumë personave të tjerë që ndoshta më vonë do ti grabis ai. Petriti dhe Shpendi pranuan që Arlindi ti ushtroi ata. Ushtrimet që filluan ishin shumë të vështira dhe të lodhshme sepse kishin vetëm një javë kohë. Arlindi u mësoi shumë gjëra të reja që mund ti përdorin në luftën e ardhshme prandaj Petriti dhe Shpendi ishin shumë të kënaqur me ushtrimet që bënin. Mesa dukej këta nuk ishin të vetmit që ushtronin, ushtronte edhe Albulena madje para syve të Dragonit të kuq. Edhe pse gjatë kohes kur ishin duke ushtruar ndjenin mall për Albulenen ,prap se prap që të 3 përparuan shumë e sidomos Petriti dhe Shpendi, tani ishin shumë më të fuqishëm se më pare.Kjo njohuri e tyre nuk ishte e mjaftueshme për ta mposhtur Dragonin e kuq. E vetmja mënyrë që ta mposhtin atë ishte të jenë së bashku Albulena ,Petriti ,Shpendi dhe Arlindi dhe ta bëjnë goditjen e 4 anshme. Mendohej se askush nuk mundet ta përballoj këtë goditje prandaj lindi nevoja që dikush të shkonte ta merrte Albulenen.

Në një moment që Arlindi ishte vetum iu kujtua premtimi që i kishte dhënë motres së tij që ia bëri me dije Albulenes se “në ndonjë rast rreziku unë të premtoj ty se do të ndihmoj pavarsisht që ti mendon të kundërtën”

Arlindi i tha Petritit dhe Shpendit se ai do të shkon ta shpëtoj Albulenen dhe kishte edhe një plan , ta lodh mirë Dragonin e kuq dhe ti tregoj Albulenes se kur do ti bashkangjiteni edhe ju 3 luftës. Kur mbërriti Arlindi te Dragoni i kuq ai po qëndronte te dera  dhe ishte gati për të luftuar. Aty Albulena e pati rastin më të mirë që të largohet , por ajo qëndron që ti ndihmoj vëllaut të vet.

Por prap se prap  Albulena nuk u lejua nga Arlindi që ti ndihmoj, ai i tha shko në shtëpi te Petriti dhe Shpendi edhe ejani nesër në këtë kohë sepse kam një paln. Ajo e dëgjoi vëllaun e vet dhe u nis për në shtëpi.

I pari që sulmoi ishte Arlindi, disa tentime të tij ishin të sukseshme e disa të pa sukseshme. Edhe Dragoni i kuq sulmonte pa ndërprerë. Me të vërtetë ishte një luftë e madhe. Albulena duke u kthyer për në shtëpi ktheu kokën dhe e shikoi këtë luftim. Ishte lufta më e madhe që kishte parë ndonjëherë në jetën e saj. Forca e Arlindit dhe shpejtësia e tij aspak nuk ia lëshonte rrugën Dragonit të kuq.

Albulena mbërriti në shtëpi, dhe kur Petriti dhe Shpendi e panë u gëzuan shumë. Ajo u tregoi se tani Arlindi është duke luftuar me Dragoin e kuq dhe është duke ia dalur mjaft mirë. Albulena u tregoi se duhet që të 3 luftëtarët të shkojnë nesër në këtë kohë se Arlindi ka një plan. Petriti i tregoi Albulenes se ata kanë ushtruar bashkarisht dhe kanë mësuar shumë gjëra të reja.

Dragoni i kuq dhe Arlindi ende po luftonin , që të dy ishin shumë të lodhur dhe plani i Arlindit po shkonte shumë mirë. Arlindi e pa se nuk  mund ta mposht Dragonin e kuq por të paktën i shkaktoj dëmtime. Dragoni i kuq e vendosi atë në të njejtën dhomë që e kishte vendosur Albulenen. Arlindi ra të pushonte sepse e dinte që nesër ka punë të vështirë.

Përderisa Arlindi po pushonte 3 të furishmit përsëri së bashku ushtronin dhe tani dinin shumë më shumë lëvizje dhe stile luftarake. Ata ia mësuan Albulenes goditjen e 4 anshme që askush nuk mund ta përballoj. Pas shumë ushtrimeve ranë të pushojnë deri nesër në kohën kur dohet të shkojnë te Dragoni i kuq.                                                                                                                                    Mëngjesi erdhi shumë shpejt dhe 3 të furishmit e sidomos Albulena mezi priste të bënte një luftim me Dragonin e kuq. Kur u bënë gati u nisën dhe nuk harruan të marrin ujë me vete për Arlindin.

Kur mbërritën u takuan me Arlindin dhe ishin gati ta përfundojnë historinë e zezë  të Dragonit të kuq. Edhe Arlindi dëshironte të luftonte, por 3 të furishmit nuk e lejuan sepse nuk ishte në gjendje për shkak të lëndimeve të tij. Ata i thanë Arlindit se ti ke kryer punën tënde , na ke trajnuar ne dhe na ke bërë të fuqishum mjaft për të luftuar kundër dragonit . Arlindi ishte gati të shihte se a janë mjaft të përgatitur sa ta mundin Dragonin e kuq , ai kishte mjaft shpresa sepse tashmë 3 të furishmit janë bërë më bërë më të fuqishëm se ai  .                                                                                                                                                Më në fund për Dragonin e kuq erdhi një sfidë e madhe. Luftëtarët zunë vendet e tyre. Lufta filloj me sulmin e njëhershum të tre luftëtarëve. Dragoni me fuqitë e tij të mëdha arriti ti përballoj çdo sulm të luftëtarëve. Ai përdori disa teknika që nuk kishte përdorur më pare kundër kundërshtarëve të tij sepse janë vdekjeprurëse .                          Gjatë luftimit Arlindi iu tha 3 të furishme që ti kujtojnë ushtrimet që i kan bërë së bashku dhe në atë mënyrë do ti perballojnë çdo goditje të tij. Ashtu edhe bënë dhe u mbrojtën nga çdo sulm i Dragonit të kuq .                                                           Dragoni edhe pse ishte i lodhur njëher nga Arlindi ,e tash edhe nga 3 të furishmit, lufta zgjati më shumë sesa ishte paramenduar.  Luftëtarët duhet të marrin ndonjë ofenzivë të fortë dhe efektive, por nuk  e dinin se cila është më e nevojshmja për ta mposhtur Dragonin e kuq.

Në ato momente Arlindi u zgjua në këmbë dhe menjëherë 3 të furishmit e kuptuan se çfarë dëshiron të bëj. Arlindi u vendos përball Dragonit të kuq , Petriti mbrapa tij , Albulena në anën e djathë , kurse Shpendi ne krahun e majtë. Ishte koha më e mirë për ta bërë goditjen e 4 anshme që nuk është e lehtë për ta realizuar. Sulmi filloi ,goditja u bë në pikën e duhur, që të gjithë në kohën e njejtë dhe me forcën e njejtë dhe të mjaftueshme, prandaj Dragoni i kuq ra i pa jetë në tokë.Këtu historia mbi Dragonin e kuq përfundoi.

Arlindi , Petriti ,Albulena dhe Shpendi e hapen një klub që ti mësojnë fëmijët si të luftojnë. Kërkesa për tu bashkuar në këtë klub pati shumë sepse e dinin për luften e tyre kundër Dragonit të kuq.  Jeta e 4 luftëtarëve u bë shumë më e mirë.

FUND

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s