Zemra dhe funksioni i saj

Posted: Dhjetor 15, 2009 in Uncategorized

Zemra eshte organ muskulor i cili gjat kontrakcionit me ritem bene te mundeshem qarkullimin e gjakut ne te gjitha organet e trupin te njeriut. Jeta pa zemer nuk eshte e mundshme. Zemra eshte njera prej organeve te para qe formohet ne trupin e njeriut gjate zhvillimit embrional.

Forma dhe madhesia e zemres tek njerezit

Topografia e ZemresForma e zemres eshte e ngjajshme me formen nje koni, maja e te cilit tregon nga ana e majt dhe teposht. Zemra te njerzit ndohet ne anen e majte te kraharorit, ne raste te ralla nga ana djatht (Situs inversus).

Nje Zemer e shendosh peshon sa 0,5% e peshes se trupit, ndermjet 300 dhe 350 gram. 500 gram eshte pesha kritike. Prej kesaj peshe enet e gjakut te zemres nuk jane ne gjendje ta furnizojne me ate me oksigjen.
[redakto] Ndertimi

Zemra perbehet prej dy pjeseve:

Pjesa e djathte, e cila gjakun e leviz ne drejtim te mushkerive (qarkullimi i vogel).
Pjesa e majte, e cila e leviz gjakun ne drejtim te pjeseve tjera te trupit (qarkullimi i madh).
Pasi qe rezistenca ne enet e gjakut ne trup pese here me e madhe se rezistenca ne mushkeri eshte, pjeses se majte te zemres i duhet per keto permasa edhe me shume te punoje se pjesa e djathte. Per kete arsye pjesa e majte e ka murin me te trashe se pjesa e djathte, por volumi eshte i njejte ne te dyja pjeset e zemres.

Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majte (ventrikuli i majte) pompon gjak ne qarkullimin sistemik, ku presioni eshte rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathte pompon ne qarkullimin mushkeror, ku presioni eshte rreth 8-25 mm Hg.

Barkushet jane pompa te fuqishme me mure te trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t’i tendose. Valvulat jane dhoma te zemres, me mure te holla e te tendosshme, qe sherbejne si rezervuare per gjakun venoz, por qe njekohesisht mund te tkurren e ta pompojne gjakun me njefare presioni per ne drejtim te barkusheve.

Funksioni
Zemra eshte pompa.Ne menyre qe pompa (zemra) te kryeje funksionin e saj duhet qe muskuli i zemres te jete shendoshe e mire. Duhet qe sistemi elektrik i zemres te koordinoje tkurrjen e valvulave dhe te barkusheve si dhe duhet qe muskuli te furnizohet rregullisht me gjak. Gjate tkurrjes (sistoles) te barkushes se majte, presioni brenda barkushes natyrisht eshte me i larte sesa presioni ne aorte. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut ne shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjate sistoles mbyllet nga kuspet e valvules te hapur te aortes. Si rrjedhoje, enet koronare nuk mund ta furnizojne me gjak barkushen e majte gjate sistoles. Barkushja e majte furnizohet me gjak vetem gjate diastoles . Nese diastola shkurtohet, barkushja e majte ka me pak kohe per t’u furnizuar me gjak. Valvulat e zemres duhet te jene te afta te hapen plotesisht dhe te mbyllen plotesisht. Stenoza eshte ngushtim i vrimes te valvules. Mbyllja jo e plote perben pamjaftueshmeri te valvules. Pasoje e pamjaftueshmerise eshte regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejne gjakun ne zemer. Qe te kryejne kete funksion, venat jane te pajisura me valvula qe nuk lejojne kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve te gjymtyreve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendres (‘pompa muskulore’). Po ashtu, presioni negativ gjate frymemarrjes ndihmon kthimin e gjakut per ne zemer

Semundjet
Infeksionet e zemres
Infeksioni i miokardit, kryesisht viral
Infeksioni i valvulave, endokardit infektiv
Infeksioni i perikardit, perikardit infektiv

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s